Lajme

Rezoluta e Kuvendit kundër Rusisë, Haradinaj: Kosova është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci

03/03/2022 14:23
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj aktualisht kryetar i AAK ka thënë se me miratimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës që dënohet agresioni rus ndaj Ukrainës u dëshmua edhe një herë se Kosova është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci, raporton gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni.
Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci.