Sporti

Lufta në Ukrainë/ Rusët kanë vrarë një trajner, ai ishte duke i shpëtuar civilët nga shpërthimet në Kiev

03/03/2022 11:51
nga:L J

Para pak orësh ka ndërruar jetë fatkeqësisht trajneri i kombëtares së Ukrainës në çiklizëm, Alexander Kulik.

65-vjeçari u vra teksa po përpiqej të ndihmonte disa qytetarë të Kievit për të shpëtuar.

Lajmi u raportua nga Cyclingweekly, i cili e mori lajmin nga Andriy Grivko, një ish-çiklist profesionist dhe tani president i federatës së çiklizmit të Ukrainës.

65-vjeçari kishte punuar në çiklizëm për më shumë se tre dekada.

/GazetaBlic Sport