Sporti

FFK: Kuvendi i thirrur sot është komform statutit dhe rregullores së punës

03/02/2022 21:33
nga:Mergim Rreci

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit.

Komitetit Ekzekutiv i këtij institucioni sot ka shpallur datën e zgjedhjeve për Kryetar të FFK-së, që është data 6 prill, përcjell GazetaBlic Sport.

Në lidhje me këtë, kishte raportime se Kuvendi i thirrur sot nuk ishte komform statutit, por insitucioni më i lartë i futbollit tonë erdhi me një sqarim shtesë, atje ku thuhet se gjithçka është në bazë të rregullave të shkruara.

Ja reagimi i plotë.