Sporti

Emocionon Shevchenko: Nëna dhe motra ime janë në Kiev, ku po ndodhin gjëra të tmerrshme

03/02/2022 20:27
nga:Mergim Rreci

Ish futbollisti dhe deri vonë trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko ka lënë një mesazh emocionues të mërkurën.

Në një bisedë për Sky Sports, ish-sulmuesi ka folur për konfliktin që po përjetohet pas pushtimit të Rusisë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas në këtë moment të vështirë për vendin tim, popullin dhe familjen time. Nëna dhe motra ime janë në Kiev, ku po ndodhin gjëra të tmerrshme, nga fëmijët që vdesin dhe raketat e drejtuara në shtëpitë tona, dhe ata refuzojnë të largohen, ata qëndruan për të luftuar për lirinë tonë. Në një nga momentet më të vështira të historisë sonë, ne treguam se jemi një popull i bashkuar”, shpjegoi ai.

Së fundi, një mesazh për vendet e tjera.

“Ukraina dhe populli i saj duan paqe dhe integritet territorial. Prandaj ju kërkoj të mbështesni vendin tonë dhe t’i nxisni qeverisë ruse të ndalojë agresionin dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar. Lufta nuk është zgjidhja”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/