Eksperti i sigurisë Ramadan Qehaja, vlerëson se ‘Fondi i Sigurisë’ i cili u hap zyrtarisht sot, është hap i rëndësishëm për ngirtjen e gatishmërisë vepruese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Qehaj në një prononcim për ‘Gazeta Blic’ thotë se krijimi i këtij fondi është bërë në momentin e duhur, duke llogaritur situatën aktuale në Ukrainë.
“Ne duhet të marrim masa vetëmbrojtëse, sa i përket ‘Fondit të Sigurisë”, mendoj që në momentin e duhur është formuar ky fond, i cili ka për qëllim të mbledh sa më shumë financa të cilat shërbejnë për armatim. Pra ky fond do të jetë hap i rëndësishëm për ngritjen e gatishmërisë vepruese të FSK-së”, deklaron ai.
Duke folur për luftën Rusi-Ukrainë, ai thotë se synimi i Rusisë mund të jetë edhe Ballkani, për çka thekson se, rrezikun më të madh e ka Kosova.
“Ne në Ballkan nuk mund të themi se jemi tërësisht të qetë sepse mund të ndodh që synimi i Rusisë të jetë edhe Ballkani, sidomos në këtë kohë sepse këtu e kemi një Serbi e cila vepron ashtu siç po vepron atje Putini dhe ne si shtet jemi të ballafaquar që shumë kohë me tentativa të destabilizimit të Republikës së Kosovës nga Beogradi zyrtar dhe unë mendoj që rrezikun më të madh e kemi tash, sa i përket Ballkanit këtu tek ne në Kosovë qëllimi është ndarja e Kosovës dhe Vuçiqi të depërtoj diku në lumin Ibër përshembull dhe të bëjë ndarjen e Kosovës dhe t’ia mundëson vetës një avantazh për bisedimet e mëvonshme me palën kosovare”, deklaron ai.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë.
Siç thuhet nga kjo ministri, përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës kosovare, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.
Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve në vijim:

Hapet zyrtarisht llogaria bankare për Fondin e Sigurisë


