Sporti

S’kanë të ndalur problemet për Djokovic, tenistit serb i largohet sponsori kryesor

03/02/2022 10:23
nga:L J

Kompania franceze, Peugeot, një nga sponsorët kryesorë të tenistit serb Novak Djokovic, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me serbin, raporton mediumi britanik, Express.

Siç thuhet, bashkëpunimi është ndërprerë, ndonëse ai ka premtuar se nuk do ta bëjë këtë më parë.

Informacioni u konfirmua më pas nga Carlo Tavares, drejtori i përgjithshëm i kompanisë franceze.

“Është e vërtetë. Ne nuk do të vazhdojmë bashkëpunimin me Djokovicin,” tha Tavares, siç raporton El Espanol.

Tenisti gjithashtu konfirmoi se Marjan Vajda (trajneri) nuk është më pjesë e ekipit të tij dhe e falënderoi për gjithçka që ka bërë për të në 15 vitet e fundit.

“Marjani ka qenë me mua në momentet më të rëndësishme dhe të paharrueshme të karrierës sime. Ne kemi arritur disa gjëra të mahnitshme së bashku dhe i jam shumë mirënjohës për miqësinë dhe përkushtimin e tij gjatë 15 viteve të fundit. Edhe pse ai largohet nga ekipi im si trajner, Maros do të bëhët pjesë e familjes sime, mund ta falënderoj mjaftueshëm për gjithçka që bëri për mua”, ka thënë Djokovic në faqen e tij zyrtare.

/GazetaBlic Sport