Derbi mes Milanit dhe Interit ka përfunduar në “paqe”.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Milani e kishte dominimin në një aspekt, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
Interi nuk arriti të tregojë diçka më shumë përveç një rasti që Edin Dzeko e kishte në pjesën e parë.
Kjo ishte ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, kurse ndeshja kthyese luhet me 20 prill.
/GazetaBlic Sport/


