Lajme

Zelensky: Unë nuk jam ikonë, Ukraina është ikonë

03/01/2022 21:44
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur rreth imazhit të tij të shumëpëlqyer dhe shumëpërfolur ditëve të fundit.

“Kriza e sotme është shumë serioze, nuk është një film. Unë nuk jam ikonë, mendoj se Ukraina është ikonë”, iu ka thënë gazetarëve komediani i kthyer në president.

Para se të merrte postin e të parit të Ukrainës, Zelensky kishte qenë një aktor komik dhe ishte zëri i dubluar për filmin e animuar “Paddington Bear” në Ukrainë. Ai gjithashtu ka përfunduar studimet për drejtësi dhe u bë president më 2019, me një premtim për të goditur korrupsionin.

“Ukraina është zemra e Evropës dhe tani mendoj se Evropa e sheh se Ukraina është diçka e veçantë për këtë botë. Kjo është arsyeja pse bota nuk mund ta humbasë këtë diçka të veçantë”, tha ai.