Lajme

Biden zbulon biseden me Zelenskyyn, ja se për çfarë diskutuan

03/01/2022 20:58
nga:Donika Fetahu

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur bisedën e tij të fundit me presidentin ukrainas Zelenskyy, për luftën Rusi-Ukrainë.

Ai përmes një postimi në Facebook, zbuloi se për çfarë diskutuan.

Biden tregoi se Ukraina e ka mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së, duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare.

“Sapo fola me Presidentin Zelenskyy për të diskutuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën – duke përfshirë ndihmën e sigurisë dhe ndihmën humanitare – pasi ajo mbrohet nga agresioni rus. Ne do ta mbajmë Rusinë përgjegjëse dhe sanksionet tona tashmë kanë një ndikim shkatërrues”, u shpreh Biden.

Postimi i plotë: