Lajme

Këto janë të gjitha masat e reja antiCOVID-19

03/01/2022 20:13
nga:Gazeta Blic

Në kuadër të masave të reja antiCOVID-19, Qeveria e Kosovës sot ka vendosur që nga data 7 mars të lejohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore deri në 50% të kapaciteteve.

Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre, por shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% të kapacitetit.

Gjithashtu Qeveria ka vendosur edhe për largimin e orës policore.

Më poshtë mund të gjeni të gjitha masat e reja antiCOVID-19.

KËTU I GJENI KOMPLET MASAT E REJA.

Ja nga cila datë lejohen dasmat