Situata e krijuar në Ukrainë, sigurisht se ka ngjallur reagimet e botës demokratike përfshirë këtu edhe zyrtarët dhe institucionet e Kosovës.
Pas vendosjes së sanksioneve nga ana e Qeverisë së Kosovës ndaj Rusisë dhe debateve në Kuvendin e Kosovës për këtë temë, kanë lëvizur ide drejt nxjerrjes së një rezolute në Kuvendin e Kosovës edhe Grupet Parlamentare.
Ideja ka ardhur nga shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ku kërkon që në seancën e 3 marsit të Kuvendit të Kosovës të votohet një rezolutë ku dënohen sulmet e Rusisë mbi Ukrainën.
Gazeta Blic nga burimet e saja ka siguruar një dokument që i është nisur kryetarit të Kuvendi të Kosovës Glauk Konjufca e ku brenda këtij dokumenti është edhe rezoluta që përmban shtatë pika.
Në pikën katër të kësaj rezolute thuhet se Kuvendi i Kosovës kërkon nga qeveria e Kosovës të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për dorëzimin e kërkesës së anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE.



https://gazetablic.com/zhvillimet-rusi-ukraine-dhe-ne
Si dhe a mund të anëtarësohet Kosova shpejt në NATO? Ekspertët thonë se FSK-ja është e gatshme
Skender Hyseni: Kosova krahas dialogut me Serbinë, duhet të punojë për anëtarësimin në NATO


