Lajme

Hiqet ora policore, hapen klubet e natës

03/01/2022 13:24
nga:Genita C

Masat antiCOVID do të ndryshojnë pas uljes së rasteve të të infektuarve me koronavirus në vend.

Ora policore do të hiqet dhe do të hapen klubet e natës.

Klan Kosova raporton se dasmat dhe klubet e natës do të funksionojnë me kapacitet 50 përqind dhe me certifikata të vaksinimit.

Këto masa do të propozohen sot në Qeveri dhe më pas pritet miratimi i tyre.