Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka theksuar se po analizon rezultatet e bisedimeve të së hënës me një delegacion rus, i cili zgjati pesë orë.
Zelensky tha se deri më tani nuk e kanë marrë rezultatin që sipas tij donin ta merrnin, teksa më vonë do të vendoset se si të vazhdohet në raundin e dytë të bisedimeve.
“Mund të ketë negociata të drejta nëse njëra palë nuk godet palën tjetër me artileri raketore në kohën e negociatave. Deri më tani nuk kemi rezultatin që do të donim të merrnim. Rusia ka deklaruar qëndrimin e saj. Kur delegacioni të kthehet në Kiev, ne do të analizojmë atë që kemi dëgjuar dhe më pas do të vendosim se si të vazhdojmë në raundin e dytë të bisedimeve”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme u takuan delegacionet ukrainase dhe ruse për një marrëveshje të mundshme në mënyrë që të ndalet lufta, por pa rezultat konkret.


