Imazhet satelitore të marra të hënën treguan se forcat tokësore ruse vazhduan të afroheshin më pranë kryeqytetit të Ukrainës me një kolonë ushtarake që shtrihej mbi 17 milje (27 km), tha një kompani private amerikane, raporton Reuters, përcjellë GazetaBlic.
Maxar Technologies Inc (MAXR.N) tha se karvani në skajin lindor të aeroportit Antonov përmbante qindra automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete mbështetëse logjistike dhe vazhdoi të lëvizte në jug drejt Kievit.


