Lajme

Kryeministri ukrainas publikon foto pas nënshkrimit për anëtarësim në BE

02/28/2022 18:21
nga:Donika Fetahu

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka publikuar një fotografi me presidentin Volodymyr Zelenskiy pasi kanë kërkuar zyrtarisht që Ukraina të anëtarësohet me Bashkimin Evropian.

“Presidenti Zelensky e nënshkroi aplikacionin për anëtarësim në BE për Ukrainë. Kjo është zgjedhja e Ukrainës dhe popullit ukrainas”, shkroi ai.

Nga Parlamenti i Ukrainës paraprakisht njoftuan se presidenti i vendit e ka nënshkruar aplikimin për të hyrë në Bashkim Evropian.

Këtë hap, Zelensky e ndërmori derisa ekipi i tij po negocion me ekipin rus, në mes të luftës.