Lajme

Seanca për vrasjen e Ivanoviq, dëshmitar babai i njërit nga të akuzuarit

02/28/2022 12:34
nga:N M

Me një orë vonesë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca ndaj Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara, të akuzuar se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit serb, tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Dëshmitari Nebojsha Roshiq, babai i të akuzuarit Marko Roshiq, u përgjigj në pyetjet e prokurorit, gjykatësit e avokatit të palës së dëmtuar ku ndër të tjera tha se në ditën kritike të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, tha se ka qenë në orar të punës si pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Atë kohë tha se ka punuar si udhëheqës i ndërrimit.

Ai tha se me rastin e vrasjes nuk është marrë, pasi siç tha ai, nuk ishte detyrë e tij por e hetuesisë.

Dëshmitari thotë se, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është njoftuar përmes telefonit, dhe se e ka menduar që nuk është vrasje por sulm në zemër.

Dëshmitari u pyet nëse është në dijeni për kamerat e sigurisë, se kush i ka udhëhequr apo kush i ka shikuar. Ai tha se as për këtë nuk është në dijeni. EO

Nisin bisedimet Ukrainë-Rusi