U fol shumë mbrëmë për premio në lidhje me takimin Prishtina – Gjilani.
Derbi i xhiros së 22’të të Superligës së Kosovës mes Prishtinës dhe Gjilanit u mbyll me rezultatin e barabartë 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi potencoi se kryeqytetasit po të luanin gjithmonë si dje ndaj Gjilanit, do të ishin ende në garë për titull.
“Sikur Prishtina të luante si sot në të gjitha ndeshjet tjera do të ishin kandidat serioz për titull. Garant kanë pas ndonjë premi. Ju bofshin mirë, s’ka naj gjë”, ka thënë dje Ismet Munishi për ‘Art Sport’.
Por, edhe skuadra e Gjilanit kishte dje premio nëse do të fitonin ndaj Prishtinës, teksa këtë e ka konfirmuar mbrojtësi Arbër Prekazi.
“Po, kemi pasur ekstra premio”, tha Arbër Prekazi për “Sports Show”.
/GazetaBlic Sport/


