Sporti

Kosova pëson humbje nga Norvegjia në basketboll

02/27/2022 20:59
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja e basketbollit mes Kosovës dhe Norvegjisë.

Kosova dhe Norvegjia u ballafaquan në kuadër të para kualifikimeve të Kampionatit Evropian të Basketbollit për vitin 2025, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova ishte në epërsi deri në fund të çerekut të 4’të kur Norvegjia barazoi me rezultat 81-81 dhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Në vazhdime më të suksesshëm u treguan norvegjezët të cilët triumfuan në fund me rezultatin final 92-95.

/GazetaBlic Sport/