Sporti

Munishi: Me lujtë Prishtina në çdo lojë kështu do të ishin në garë për titull, ndoshta kanë pasur premio – ju bofshin mirë!

02/27/2022 15:33
nga:L J

Skuadra e Gjilanit ka barazuar ndaj Prishtinës në kryendeshjen e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Derbi ka përfunduar me rezultatin 2:2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi tha se skuadra e tij ka luajtur mirë dhe se rezultati ishte real.

“Rezultati është real, ne lujtëm shumë mirë në pjesën e parë dhe fillimin e pjesës së dytë, në momentin kur ne nuk shfrytëzuam rastet, e morëm një gol të lirë, është goli i dytë qe e marrim prej ndërprerjes”, tha Munishi për Art Sport.

“Një ndeshje e mirë, duhet të marrim mësim prej kësaj ndeshje, nëse kish luftu çdo ndeshje kështu, ish kon kandidat për titull, paskan pas naj premio, po ju bofshin mirë, s’ka naj gjë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport