Sporti

Superliga e Evropës duket se nuk është shuar, po paralajmërohet rikthimi i saj

02/26/2022 15:46
nga:Mergim Rreci

Ideja e Superligës vazhdon të ngjallë polemika mes tifozëve, por dhe mes krerëve më të mëdhenj të futbollit.

Gjithçka nisi nga një ide e vitit të kaluar për të krijuar një kompeticion, ku do të merrnin pjesë skuadrat më të forta të historisë, por që gjithçka u shua shpejt. Apo nuk ka mbaruar?

Sipas prestigjiozes “The Telegraph”, tre klubet iniciuese Barcelona, Real Madrid dhe Juventus kanë gati një formulë të re për këtë kompeticioni, ose një version 2 i Superligës.

Sipas gazetës angleze presidenti i Juventusit, Andrea Anjeli do të flasë në mbledhjen e ardhshme të industrisë së sportit, ku do të paraqesë një propozim të ri lidhur me këtë ide. Do të flitet për mënyrën se si do të kualifikohen skuadrat, por dhe për faktin se nuk do të ketë anëtarë të përhershëm. Parashikohet të krijohet një turne ku skuadrat do të kualifikohen si në formatin e Champions-it.

Në thelb është ideja që futbolli të bëhet një sport më demokratik, jo si ideja e parë, ku favorizoheshin vetëm ekipet më të forta. Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.