Lajme

100 mijë ukrainas kalojnë në Poloni

02/26/2022 13:18
nga:Y I

Një numër në rritje i njerëzve po ikin nga lufta.

Rreth 100 mijë njerëz kanë kaluar tashmë në Poloni që nga fillimi i pushtimit, thotë agjensia e Gardës Kufitare të Polonisë.

“Lëvizja e refugjatëve po rritet,” ta zëdhënësja e kësaj agjensie Anna Michalska.

Më shumë se 20 mijë njerëz kanë mbërritur që nga ora 6 e mëngjesit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria në Poloni është zotuar të pranojë këdo që i shpëton luftës në Ukrainë dhe t’u japë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.

Një tjetër vend i NATO-s e mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët e Rusisë