Ish sulmuesi i Manchester United, Berbatov, i ka dalë në mbrojtje yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo u kritikua shumë pas barazimit të United me Atletico Madridin në Champions League me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
“Pjesa e parë e United kundër Atletico Madrid ishte shqetësuese. Nën komandën e Rangnick, skuadra e ka pasur të vështirë të luajë mirë të dyja palët. Disa thonë se shkaku i problemit është Cristiano Ronaldo, por unë nuk jam dakord me këto kritika. Edhe lojtarët e mëdhenj, që i kanë bërë të gjitha, kanë lojëra të këqija, veçanërisht në moshën 37-vjeçare. Ronaldo nuk është problem, sepse ai po jep gjithçka për United”, tha Berbatov.
Manchester United do të luajë sërish këtë të shtunë kundër Watford në kuadër të Premierligës.
/GazetaBlic Sport/


