Presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Vyacheslav Koloskov foli për ndryshimin e vendit të finales së Ligës së Kampionëve në Paris (fillimisht i planifikuar të luhej në Shën Petersburg).
“E prisja diçka të tillë, edhe pse nuk ka arsye ligjore për këtë vendim. Ne nuk kemi thyer asnjë rregull, por ka presione mbi UEFA, disa klube angleze thanë se nuk do të vinin në Rusi, ndaj duhej të gjenin një zgjidhje. Në përgjithësi, mendoj se ishte vendimi i duhur”, siguroi Koloskov, përcjell GazetaBlic Sport.
Vendimi i UEFA-s vjen pas konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës dhe u vendos që finalja e luajtur më 28 maj të zhvillohet në Stade de France.
/GazetaBlic Sport/


