Sporti

Barcelona – Galatasaray, këto janë datat e dy ndeshjeve në Europa League

02/25/2022 12:42
nga:Mergim Rreci

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën tjetër eliminues në Europa League.

Barcelona do të përballet me skuadrën e Galatasarayt , shkruan GazetaBlic Sport.

Katalanasit kaluan në këtë xhiro pas triumfit ndaj Napolit mbrëmjen e kaluar dhe kështu do të kërkojnë triumfin në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm evropian.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të luhet me 10 mars, kurse ajo e kthimit me 17 mars.

Ky orar është i vlefshëm edhe për të gjitha ndeshjet e tjera.

/GazetaBlic Sport/