Forcat ruse tani kanë hyrë në Obolon të Kievit, kështu kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse janë në rrethin e Obolon, rreth 9 kilometra në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit, raporton BBC.
Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.


