Sporti

Zyrtare: UEFA dënon Rusinë, ja ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve

02/25/2022 10:32
nga:Mergim Rreci

Finalja e Champions League u mor nga Shën Petersburg dhe iu dha Parisit.

Ky zhvillim ndodhi pak minuta më parë në mbledhjen e jashtëzakonshme të UEFA-s, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo finale ishte projektuar të luhet në Rusi, por pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, kjo gjë nuk do të ndodhë.

Finalja do të luhet tashmë në Paris.

Pas pak pritet të merren edhe vendim tjera ndaj Rusisë.

/GazetaBlic Sport/