Lajme

Daçiq deklarohet kundër sanksioneve ndaj Rusisë

02/24/2022 20:29
nga:Gazeta Blic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se brenda 36 orëve do tregojë pozicionimin e vendit të tij, karshi pushtimit ushtarak që Rusia i bëri Ukrainës.

Deklaratën e shkurt, Vuçiq e publikoi në formë të shkruar përderisa të enjten asnjëherë nuk u deklarua publikisht.

Qysh me mëngjes, kryetarit të Serbisë i shkuan në zyrë, ambasadorët e pesë shteteve më të industrializuara të botës dhe ai i Bashkimit Evropian me mision në Beograd.

SHBA, Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe dhe Brukseli zyrtar duan nga Beogradi vendim se kah shkon politika e tij drejt sanksionimin masiv që Evropa e Amerika do i bëjnë Moskës, apo do mbetet neutrale.

Kurse kryetari i Kuvendit serb, tha se në asnjë formë Serbia nuk bënë ti vendos sanksione federatës ruse.

“Mjaft ne serbët kemi vdekur për të tjerët, le të mbajmë llogari tani për interesat tona shtetërore. I ruajmë raportet me BE-në dhe me gjithë faktorët tjerë ndërkombëtar. Nuk guxojmë ti shkatërrojmë raportet me Rusinë dhe Kinën sepse neve askush nuk do të na mbrojë nëse Rusia e Kina ndalojnë të na mbrojnë. Unë kuptoj kur dikush na thotë ju dënoni aktet e Rusisë dhe ne tërheqim njohjen e pavarësisë së Kosovës, por ata flasin diçka e bëjnë diçka tjetër” tha Ivica Daçiq në intervistë për televizion RTS.

Serbia që mban lidhje të forta me Rusinë sikur që bëri të mërkuren ,të enjten edhe të premten mban takim urgjent të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.