Sporti

Ismet Munishi i kërkon falje Liridon Lecit: Shprehe mendimin tënd!

02/24/2022 15:12
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.

Gjilani ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Dukagjinit. Ishte një ndeshje e vendosur nga tri penallti, shkruan GazetaBlic Sport.

Gerhard Progni konkretizoi dy penallti në gol, kurse Zhdrella shënoi për Dukagjinim poashtu nga kjo formë.

Një pjesë realtivisht të madhe të ndeshjes skuadra e Munishit luajti me një lojtar më pak, pasi që Koliçi u ndëshkua me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë.

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i ka kërkuar falje Liridon Lecit pas debatit që kishin, në deklaratën e tij pas ndeshjes.

“I kërkoj falje ish futbollistit tim Liridon Lecit për debatin që kishim. E inkurajoj ta thotë mendimin e tij në vazhdimësi. Kemi arkëtuar tre pikë me shumë vlerë dhe jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës time, i lumtur poashtu me rekordin e thyer. Fizikisht jemi jashtëzakonisht shumë mirë dhe kemi e kemi dëshmuar shumë mirë këtë gjë”, pëfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/