Sot zhvillohen dy ndeshje të tjera në Superligën e Kosovës në futboll.
Drenica dhe Prishtina, dy skuadrat që nuk janë larguar asnjëherë nga elita e futbollit tonë, do të përballen sot në “Bajram Aliu”, shkruan GazetaBlic Sport.
Tradicionalisht, Drenica ka qenë një kundërshtar i papërshtatshëm për kryeqytetasit, aq më shumë tash kur nuk janë në një situatë aspak të mirë në aspektin e rezultateve.
Këto janë formacionet zyrtare të dy skuadrave.
Drenica: Smakiqi; Lushtaku, Jashari, Bejta, Veliqi; Thaqi, Dervishaj; Zabergja, Hamiti, Mëziu; Abazi;
Prishtina: Nika; Tomasevic, Pllana, Mici; B.Krasniqi, Shabani, Boshnjaku, Abazi; E.Krasniqi, Mankenda; Kryeziu.
/GazetaBlic Sport/


