“Ne do të qëndrojmë në këmbë”, ky është postimi i klubit të madh ukrainas, Shakhtar Donetsk.
Me një foto të një flamuri ukrainas, Shakhtari mëngjesin e sotëm, në ditën e pushtimit të trupave ruse në Ukrainë, mori anën dhe postoi një foto të qartë në lidhje me pozicionin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Nuk është një pozicion i parëndësishëm sepse është ekipi i qytetit të Donetskut, një nga qytetet e Donbass që është shpallur i pavarur me mbështetjen e qeverisë ruse.
Ky klub poashtu është në mesin e skuadrave shumë të respektuara për sukseset në Evropë.
Ми вистоїмо! ??#Україна #Ukraine pic.twitter.com/MDue4xQqvR
— ⚒FC SHAKHTAR DONETSK (@FCShakhtar) February 24, 2022


