Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka dënuar sulmet e Rusisë mbi Ukrainën, raporton Gazeta Blic.
Konjufca ka thënë se në këtë momente sfiduese për paqen në botë, Kosova solidarizohet me popullin ukrainas.
Reagimi i plotë:
Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndërkombëtarë, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase.
LAJMI I FUNDIT: Rusia sulmon Ukrainën


