Sporti

Ja kur zhvillohet ndeshja e kthimit mes Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit

02/23/2022 23:01
nga:Lorik J

Ndeshja e sotme në “Wanda Metropolitano” mes Manchester United dhe Atletico Madrid ka përfunduar baraz me rezultatin 1-1.

Joao Felix shënoi me kokë për vendasit në minutën e shtatë – kurse për rezultatin final dhe barazimin e takimit u përkujdes 19 vjeçari, Elanga, i cili shënoi pas 80 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Gjithçka ka mbetur e hapur dhe çerekfinalisti do të vendoset në ndeshjen e ardhshme.

Ndeshja e kthimit në “Old Trafford” do të zhvillohet me 15 mars nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport