Skuadra e Ajaxit sonte takohet me Benfican, në kuadër të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Para ndeshjes, Ten Hag, trajneri i Ajaxit ka folur për media, ku ka thënë se djemtë e tij nuk luajnë në këtë kompeticion duke menduar se mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne nuk duhet të mendojmë për të fituar Ligën e Kampionëve. Por ne duam të ngacmojmë skuadrat e mëdha”, tha Ten Hag.
Vlen të potencohet se ndeshja mes Ajaxit dhe Benficës luhet sonte nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


