Lajme

A i përkrah Dude Balje martesat e gjinisë së njëjtë?

02/23/2022 17:53
nga:Q R

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka kundërshtuar nismën ligjore për përfshirjen e martesave të gjinisë së njëjtë në Kodin Civil të Kosovës.

Në një shkrim në Facebook deputetja Balje ka thënë se nuk mund të dalë kundër fesë së cilës i përket.

“Unë si deputete nuk mund të dal kundër fesë të cilës i përkas, principeve në të cilat jetoj e as kundër vlerave familjare me të cilat jam rritur. Prandaj, vota ime do të jetë KUNDËR”, ka shkruar ajo në Facebook.

Agjencia Kundër Korrupsionit ngritë kallëzim penal kundër kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj për raportim të rremë të pasurisë