Nicolo Zaniolo dhe Stephan El Shaarawy nuk do të ndëshkohen nga Roma, pasi u panë në një klub të shtunën mbrëma.
Dy lojtarët e lënduar dhe jashtë ndeshjes me Veronën (1-1), u takuan me drejtorin e përgjithshëm Tiago Pinto i cili vlerësoi se sjellja e sportistëve nuk ishte në kundërshtim me rregullat e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndërkohë, dy sulmuesit tashmë janë duke u rikuperuar nga problemet fizike dhe janë stërvitur pa kufizime me pjesën tjetër të grupit, duke mundur të rikthehen kundër Spezias, një lojë që nuk do ta ketë trajnerin Jose Mourinho (të pezulluar) në stol.


