Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka folur pas fitores ndaj skuadrës së Malishevës.
Rezultati përfunditmar ishte 1 me 2 në të mirë të “Intelektualëve”, shkruan GazetaBlic Sport.
Simonovski dhe Fazliu shënuan golat e fitores për skuadrën e Nuhiut.
Ai tha se është shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij në këtë takim.
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm. Kam futbollistë me përvojë që e njohin shumë mirë kampionatin. Këtë e dëshmuan me mënyrën se si e mbrojtën rezultatin. Jam i kënaqur me angazhimin e të gjithë futbollistëve. Mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë këtë takim. Ne do ta analizojmë mirë Ballkanin, ata kanë ndoshta trajnerin më të mirë në trojet shqiptare. Ne do të përgatitemi në mënyrën më të mirë“, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


