Lajme

PDK-ja e kundërshton Projektligjin për Vetëqeverisje Lokale

02/23/2022 13:15
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentarë të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se sot nuk e mbështesin Projektligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Ai e ka sqaruar këtë qëndrim duke thënë se është punuar pa u konsultuar me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe me kryetarët e Komunave.

“Nuk do të duhej të jetë projektligj që na ndan në taborë opozitë-pozitë, gjatë kësaj periudhe unë e ka m parë reagimin e Asociacionit të Komunave, në këtë proces nuk kanë qenë të involvuar as Asociacioni e as kryetarët, procesimi i këtij ligji në Zgjedhjet Lokale ka qenë gabim, nuk janë vëretje tonat si PDK por vërejtje që i kemi parë nhga Asociacioni”, ka thënë ai.

Tahiri ka thënë tutje se nuk marrin pjesë derisa të involvohen në proces edhe AKK-ja dhe bëri thirrje që Qeveria të tërheq këtë Projektligj.

“Ky projektligj duhet të tërhiqet dhe të bëhet në pajtim me Asociacionin e Komunave. Nuk do të marrim pjesë në votim pasi të involvohet Asociacioni ne do ta shtyjmë përpara këtë vendim”, ka thënë Tahiri.

Lajçak jep lajmin: Pas 11 orë takim, Kosova dhe Serbia të gatshme për të nënshkruar marrëveshje!