Lajme

Policia me aksion kundër kriptovalutave në veri

02/22/2022 07:47
nga:Y I

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit aksion kundër kriptovalutave në veri të Mitrovicës.

Kështu kanë bërë të ditur burime të KP-së.

Sipas këtyre burimeve, janë bastisur dy lokacione në “Lagjen e Boshnjakëve”.

Ndërkohë që ende nuk dihet nëse është gjetur dhe sekuestruar ndonjë pajisje për prodhimin e këtyre kriptovalutave.

Rritja e tensioneve Ukrainë-Rusi, rritë edhe çmimet e naftës