Lajme

NATO dënon lëvizjen e Rusisë

02/21/2022 22:13
nga:Q R

“E dënoj vendimin e Rusisë për të zgjeruar njohjen e të vetëshpallurës “Republikën Popullore të Donetskut” dhe “Republikës Popullore të Luhanskut”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shkruan BBC.

“Kjo minon më tej sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, gërryen përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit dhe shkel Marrëveshjet e Minskut, në të cilën Rusia është palë”.

Deklarata e tij vazhdoi duke akuzuar përsëri Rusinë se po kërkon një pretekst për të pushtuar Ukrainën.