Tema aktuale në futbollin kosovar është gara që po bëhet për të parin e FFK’së.
Këtë vit do të mbahen zgjedhjet në institucionin më të lartë të futbollit vendor, andaj më së largu deri në muajin korrik duhet vendosur ai/ajo që do të udhëheqë FFK’në, shkruan GazetaBlic Sport.
Remzi Ejupi, Arianit Ahmeti e Nexhat Dumnica janë kundërkandidatët e Agim Ademit deri më tani.
Mihane Kodra Bekteshi nga klubi i Drenicës ka potencuar se është mirë që kemi më shumë kandidime, teksa i uron fat të gjithëve.
“Besoj që është fer që janë këto kandidime, le t’ju jepet mundësia njerëzve që kane vizione – që janë serioz – shpresojë që t’ju ecë mbarë secilit që kandidon”, tha Mihane Kodra Bekteshi për ‘GazetaBlic Sport’.
Lidhur me nënshkrimet, Kodra-Bekteshi tha se askush deri më tani nuk ka shkuar në klubin e Drenicës për të kërkuar një gjë të tillë.
“Asnjë kandidatë, nuk ka ardhë me kërku votë ose nënshkrim në klubin tonë”, vazhdoi Mihane Kodra Bekteshi.
Në fund ajo potencoi se ai që fiton në fund duhet të jetë korrekt me klubet.
“Kushdo që fiton shpresojë që të jetë i drejtë për klubet. Gara është fer, ata qe kanë ambicie le te provojnë – cili t’ka vota në fund do të fitojë”, përfundoi ajo.
/GazetaBlic Sport


