Sporti

Lajm i keq për Sarrin: Lëndohet Pedro, mungon ndaj Portos

02/21/2022 09:24
nga:E K

Barazimi me Udinese i solli një tjetër dhimbje koke Maurizio Sarri.

Pedro Rodriguez u lëndua në minutën e 24-të dhe është në dyshim për ndeshjen kundër FC Porto, në ndeshjen e dytë të play-off-it të Ligës së Evropës, shkruan GazetaBlic Sport.

Anësori spanjoll do t’i nënshtrohet testeve plotësuese këtë të hënë për të kuptuar shkallën e vërtetë të dëmtimit, por duket se nuk ka gjasa që ish-lojtari i Barcelonës të jetë i aftë për ndeshjen me Porton, të enjten.

I nënshkruar në fillim të sezonit, Pedro Rodriguez ka tetë gola dhe pesë asistime për Lazion. Më parë, ai ka luajtur në Barcelonë, Chelsea dhe Romë.

/GazetaBlic Sport.