Skuadra e Prishtinës ka humbur sot ndaj Ballkanit me rezultatin 0:2 në “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen e xhiros së 20’të të Superligës së Kosovës.
Trajneri i njohur kosovar i cili angazhohet tek FC Prishtina, Arsim Prepolli (jo si kryetrajner) ka potencuar se sot e ka parë një FC Prishtinë më të mirë se në dy ndeshjet e kaluara, shkruan GazetaBlic Sport.
“Sot e kam parë një shpirt luftarak, nje agresivitet dhe një luftë më të madhe, loja ka qenë me nivele, dy skuadrat kanë pasur momentet e tyre. Epiteti real ndoshta mund të ishte barazimi. Sipas trajnerit edhe kartoni i dytë nuk ka qenë tek Otto John, sipas tij nuk ka ekzistu fare kartoni i verdhë”, tha Arsim Prepolli në Ekipi A në ATV.
/GazetaBlic Sport


