Lajme

“Shqipet iu rikthehen fluturimit”

02/20/2022 18:00
nga:Q R

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se flamuri me fotografinë e ish-krerëve të UÇk-së, që u hoq nga shtylla në të cilën po valëvitej, i është rikthyer, siç thotë ai, fluturimit.

“Shqipet iu rikthyen fluturimit”, ka shkruar Nura në Facebook.

Nura më herët pati thënë se një akt i tillë si ky i prerjes së qëllimshme të kabllove metalike të transparentit me fotografi të Thaçit e Veselit me mbishkrimin “Liria ka emër”, është i papranueshëm dhe tepër i ulët.

Dëmtohet flamurit me fotografitë e Thaçit dhe Veselit në Skenderaj, Nura e quan akt i ulët