Humbja e PSG-së kundër Nantes me rezultat 3-1 shkaktoi reagime të përziera në mesin e atyre që ishin përgjegjës për skuadrën parisiene.
Menjëherë pas ndeshjes, Leonardo, drejtor sportiv, akuzoi arbitrin për ndarjen e drejtësisë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne humbëm, ndodh, por është e pamohueshme që ka pasur dëshirë për të fishkëllyer kundër nesh. VAR-i nuk funksionon, është e nevojshme të rimendohet e gjithë kjo”, tha Leonardo.
Edhe trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino, foli në lidhje me referimin, por ai tha se nuk duhet të fajësohen referët.
“Duhet të ndahen gjërat, nuk mund të fajësojmë arbitrin dhe nuk ishte për të që humbëm. Është e vërtetë që ai nuk kishte të njëjtat kritere për të dyja skuadrat dhe kjo përfundoi duke i nervozuar lojtarët dhe Leonardon. Por na mungonte njëfarë efektiviteti dhe kishim dobësi në mbrojtje”, tha Pochettino.
/GazetaBlic Sport/


