Sporti

Klopp: “Norwich na e vështirësoi jetën, zëvendësimet na ndihmuan”

02/20/2022 09:31
nga:E K

Liverpool fitoi dje me rezultat 3-1 ndaj Norwichit të Milot Rashicës.

“Norwich ka një stil shumë të ndryshëm, por ata luajtën një lojë të vërtetë, u mbrojtën në thellësi, luajtën në kundërsulm, na e vështirësuan jetën”- ishin këto fjalët e trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, në konferencën për mediat, pas fitores me rezultatin 3-1 ndaj “kanarinave”.

Gjermani ndërhyri në fundin e ndeshjes ndaj Norwich-it, duke bërë ndryshime në skuadrën që kishte zbritur në fushë. Sipas tij ishin këto ndryshime që e ndihmuan ekipin e “The Reds”, ashtu siç sipas tekniku ndikuan edhe në ndeshjen me Interin.

“Ndryshimet na ndihmuan, siç bënë tre ditë më parë kundër Interit.”- theksoi Jurgen Klopp.