Pep Guardiola u ankua për humbjen (2-3) të Manchester City ndaj Tottenham, rezultat që mund të rinis luftën për vendin e parë në Premier League.
“Qytetarë” u mposhten në “Etihad Stadium”, në një ndeshje dramatike, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk na duhej kjo humbje për të kuptuar se sa e vështirë është të fitosh këtë kampionat. Ka ende shumë e shumë ndeshje dhe e kam thënë tashmë se do të na duhen shumë pikë për titullin. Do të jetë një detyrë shumë e vështirë, skuadrat me të cilat do të luajmë do të luftojnë për vende evropiane ose për të mos zbritur. Duhet të rikuperohemi dhe të përgatitemi për ndeshjet e ardhshme. Ne nuk kemi humbur në Premier League që nga tetori, por çdo ndeshje tani e tutje do të jetë një betejë”, deklaroi katalanasi.


