Real Madrid ka arritur fitoren e radhës në La Liga.
Madrilenët kanë triumfuar ndaj Deportivo Alaves në “Santiago Bernabeu”, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 3 me 0.
Marco Asensio shënoi gol të jashtëzakonshëm, gol ky që i dha avantazhin skuadrës së Ancelottit.
Vinicius Junior e shënoi golin e dytë në minutën e 80-të, kurse Benzema e vulosi fitoren e madhe të skuadrës madrilene me golin e tij në fund të ndeshjes.
Benzema është vlerësuar si më i miri i ndeshjes me notë 8.5.
/GazetaBlic Sport/


