Lajme

Ish-analistja e CIA-s: Rusia po formëson “fushën e informacionit”

02/19/2022 07:31
nga:Genita C

Një ish-zyrtare e lartë e sigurisë kombëtare amerikane beson se Rusia po punon për të manipuluar perceptimet e mediave brenda dhe jashtë vendit përpara një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Andrea Kendall-Taylor, ish-analiste në CIA , u shpreh që beson se Rusia po përshpejton përpjekjet e saj në fushën e informacionit” për të ndërtuar çështjen. për konflikt.

Si shembull, ajo vuri në dukje bombardimin e fundit të një kopshti fëmijësh, për të cilin ajo tha se separatistët e mbështetur nga Rusia fajësuan Ukrainën, shkruan BBC.

“Mediat ruse me të vërtetë po përpiqen ta përshkruajnë të gjithë këtë teksa Ukraina po kryen një ofensivë. Kjo krijon justifikim”, tha ajo.

Kendall-Taylor shtoi se Rusia e sheh “hapësirën e informacionit” si një pjesë kyçe të konkurrencës së tyre me SHBA-në dhe Perëndimin.