Lajme

Ashpërsohet situata, shpërthim i madh në Ukrainë

02/18/2022 23:51
nga:Mergim Rreci

Në një video, e cila po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale, shihet një shpërthim i madh në Luhansk, kryeqyteti dhe qendra administrative e separatistëve prorusë.

Videoja nuk ka mundur të verifikohet akoma, por raportohet se shpërthimi është nga një tubacion gazi që ka marrë flakë.

Shkaku i zjarrit dhe shpërthimit të mëpasshëm nuk janë të qarta deri tani, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Tensionet kanë qenë të larta në këtë rajon pas pretendimeve të përsëritura të ShBA-së se Rusia po planifikon një operacion “të rremë” për t’i dhënë asaj një pretekst për të nisur një operacion ushtarak në Ukrainë.

Rusia ka mohuar vazhdimisht se planifikon ta pushtojë Ukrainën.