Drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, i ka skaduar afati i kontratës për këtë pozitë, raporton Gazeta Blic.
Gazeta Blic ka siguruar një dokument nga Ministria e Financave e që aty ministri Hekuran Murati përmes një vendimi e ka caktuar ushtrues detyre të drejtorit të ATK Ilir Murtezajn deri në zgjedhjen e drejtorit të ri.
Katër ditë pas i ka skaduar kontrata si drejtori i ATK (6 shkurt 2022), ministri Hekuran Murati me 10 shkurt të këtij viti ka nxjerr vendimin për caktimin e Ilir Murtezajt ushtrues të detyrës.
“Ilir Muretzaj caktohet zëvëndësues i Drejtorit të administratës tatimore të Kosovës. Murtezaj ushtron përgjegjësitë e drejtorit të ATK konform Ligjit NR,03/l-222për ATK dhe procedurat i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr, 04/L-102, me Ligjin 04/L-115 dhe me ligjin Nr 04/l-223 konform ligjit Nr 06/L-113 për Organizmin dhe funskionimion e adminsitratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura si dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi deri në emërimin e drtjtorit të kësaj agjencie sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në vendimin e ministrit Hekruan Murati.
Por ky vendim për arsye tash për tash të panjohura nuk është bërë publik as nga Ministria e Financave e as nga zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës.
Gazeta Blic ka kontakuar më zëdhënësen e ATK-së, Valetina Bytyqi e cila e ka konfirmuar vendimin.
“Po është e vërtet që i ka skaduar kontrata, por vendimin nuk e kam parë … ndoshta është mirë me fol direkt me drejtorin ose ministrin”, ka thënë ajo.



